Bordi drejtuesi i Real Madrid ka pranuar ofertën e kompanisë së njohur gjermane “Adidas”, për ekskluzivitetin e prodhimit të fanellave dhe veshjeve të tjera sportive të klubit 13 herë kampionë në Champions-it.
Marrëveshja e re do zgjasë për 10 vite dhe sipas gazetës spanjolle “MARCA”, në arkat e klubit madrilen do të derdhen çdo vit një shumë rekord prej 110 milionë eurosh, pra në total 1.1 miliardë euro përgjatë 10 viteve.
Me këtë marrëveshje Reali dyfishon të ardhurat nga marrëveshja e mëparshme e fanellës,“parakalon” Barcelonën që përfiton 85 milionë në sezon nga kontrata me firmën amerikane “Nike”. Me këto të ardhura të shtuara pritet që “Los Blancos” të shfaqin muskujt në merkaton e janarit dhe verës, ku shënjestrat kryesore do të jenë Eden Hazard dhe Robert Levandovski.