Ndriçim Shtubina shënoi jo vetëm golin e fitores në takimin kundër Luftëtarit, por dhe golin e 100-të në këtë edicion. Pas ndeshjes, shkodrani ishte i lumtur që e kishte ndihmuar skuadrën e tij, por duke pranuar se ishte një gol edhe me fat. Për “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli”, Shtubina e pranoi se skuadra kishte probleme në sulm.
“Gjatë ndeshjes luaj në disa pozicione duke parë dhe kundërshtarin. Me eksperiencë afrohem te porta, por kisha dhe pak fat. Skuadra luajti mirë dhe luftoj. Uroj të vijojmë me këtë ritëm, por mbi të gjitha duhet të rrimë me këmbë në tokë”.
“Kishim pak probleme nga ana psikologjike, pasi kishim humbur dy ndeshje. Ky ekip reagon shumë shpejt, Jemi në pozicion të mirë, por kem ndeshje të vështira para dhe duhet të rrimë me këmbë në tokë”.
“Kur erdhi krosi, kisha besim se do mbeste topi aty. E preka me gjurin tim dhe them se ishte dhe me pak fat”.
“Vuajmë pak me pjesën sulmuese, pasi nuk kemi një sulmues tipik goli, por në futbollin e sotëm nuk luhet vetëm me një sulmues të vetë, dhe të gjithë mundohemi të gjejmë golin”.