Mezani: Laçi na njihte mirë, e bllokuan Shkurtajn

0

Luftëtari nuk arriti dot që të merrte pikë në sfidën e sotme me Laçin, ku duhet theksuar se diferencat ishin të vogla. Pas ndeshjes, për “Supersport”, në emisionin “Gol pas Goli”, tekniku vlonjat foli për këtë këtë humbje, duke u ndalur dhe tek elementë të përveçëm të skuadrës së tij.

HUMBJA – “Mund të luash shumë mirë dhe humbet. Më duheshin pikët si mua dhe skuadrës. Do donim të luanim keq dhe të fitonim. Duhet të shohim para dhe të analizojmë mënyrën se si u ndëshkuam. Kishte një mospërqëndrim dhe duhet parë me imtësi ajo pjesë. Duhet ta pranojmë humbjen dhe të shohim para.”

EKIPI – “Unë mendoj se skuadra po merr ritmin e duhur nga ndeshja në ndeshje. Ne mund të bëjmë pak gjatë kësaj periudhe dhe avash-avash do tentojmë që të përmirësojmë si Rrocën ashtu dhe Aleksin. Laçi e njeh më mirë Luftëtarin.”

RROCA – “Mendoj se Rroca duhet që të vijë më mirë në gjendjen e tij fizike. Është një lojtar që na jepet një tjetër ritëm dhe na nxjerr pasimin final, që na ka munguar në ndeshjet e para. Sot ka bërë mirë, sepse nuk është në formën e tij më të mirë. Është një lojtar që i duhet kësaj skuadre dhe mund ta ndihmojë ekipin edhe me këtë gjendje ku është. Mund të bëjë diferencën nga momentit në moment.”

SULMI – “Shkurtaj ishte i markuar gjatë gjithë kohës dhe i kërkova që të hynte nga brenda, edhe pse humbisnim shumë forcë para. Kjo ishte arsyeja, pasi ishte shumë i markuar dhe donte më shumë hapësirë dhe pa diskutim që duke kaluar në krah, mund të kishte më shumë rrezikshmëri.”

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.