Mema pa fjalë: Nuk e kuptoj çfarë kishte arbitri!

Ardian Mema, pas humbjes që Tirana pësoi me Teutën, u pa i mërzitur. Bardheblutë humbën shumë raste dhe për teknikun e 24 herë kampionëve të vendit kjo gjë duhet parë mirë. Në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, ai etiketoi edhe arbitrin e ndeshjes.

KEQARDHJA – “Të vjen keq, kemi 10 raste të humbura. Nuk gjej fjalë, luajtëm mirë, mbajtëm topin dhe patëm raste për shënim. Nuk e kuptoj se çfarë kishte arbitri, jepte faulle në mesfushë duke na afruar afër portës. Nuk justifikohem me arbitrin, por kjo punë nuk shkon kështu. Nuk kemi nevojë për ndihme, thjeshtë të na jepet haku”.

VETËM NJË ZËVENDËSIM – “Nuk është se po shkonte keq ekipi. Lojtarët po jepnin maksimumin. Vendosa të fut Mauexhen, e kisha në plan ta fusja që në fillim. M’u duk e arsyeshme t’u besoj atyre që futa. Jam i bindur se lojtarët dhanë maksimumin. Nuk është rastësi që shkojmë 10 herë para portës. Mund të bëja ndonjë ndryshim në sulm, pasi nuk po shënonin. Por nuk është se kisha zgjedhje shumë”.

RASTET E SENTAMU DHE GOLAT E LIKËS – “Secili merr përgjegjësitë e veta. I pari i marr unë, i kam futur vetë në lojë. Në vazhdimësi do të shohim kush do të jetë gati për të luajtur”.

MOTIVIMI I SKUADRËS NË VAZHDIM – “Duhet gjetur një zgjidhje. Tani nuk e di edhe unë çfarë të them. Do e shikoj me qetësi ndeshjen, do gjej problematikat, sidomos në sulm. Gjithashtu edhe gabimet në goditjet standarde”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *