Hidi: Ishte fitore karakteri, sot u treguam efikasë

0

Isli Hidi u ndëshkua me një gol spektakolar në pjesën e Parë, me Hasanin që realizoi direkt nga këndi, por në fraksionin e dytë ishte deçiziv me pritjet e tij. Për “Supersport” në “Gol pas Goli” ish-portieri i Tiranës u shpreh i lumtur për këtë sukses, i cili tregoi forcën e “durrsakëve”.

PËRMBYSJA – “Jemi të lumtur për këtë fitore ndaj Tiranës, një prej ekipeve më të mira në Shqipëri. Ishte ndeshje karakteri. Treguam forcën tonë në këtë fushë ku nuk mund të lushe shumë me topin. Është ndjesi e veçantë të përmbysësh përballë një skuadre si Tirana”.

LOJA JO E MIRË – “Në futboll të rëndësishme ja në pikët. Kemi luajtur mirë dhe nuk kemi fituar. Ndërsa sot ishim efikas, kthyem në gol rastet që na u krijuan. Jemi të lumtur për këtë ndeshje”.

GOLI I PËSUAR – “Futbolli i tillë është. Çdokush mban përgjegjësitë e tij. na lejohet dhe ndonjë gabim”.

OBJEKTIVAT – “Ekipi është në rritje. Nuk jemi aty ku kërkojmë dhe kemi shumë punë. Duhet të shohim ndeshje pas ndeshje”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.