Trajneri i Kukësit Armando Cungu nuk la pa përmendur gjykimin në prononcimin për “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli”. Tekniku shkodran e thekson sërish se skuadra e tij ka dhuruar gola, me gabimet e bëra në humbjen 2-1 ndaj Flamurtarin në Kamzë.
“Nuk ka vend për keqardhje, mund të gabosh një herë e dy, por më pas janë gabime amatoreske. Ne më shumë i dhurojmë golat. Edhe pse kemi punuar gjatë, sërish gabuam te goli i parë. Te goli i dytë ishte rast për të shënuar ne dhe më pas skuadra e humbi ekuilibrin. Habiten nga dëshira për të bërë golin dhe u shpërqendruan e humbën ekuilibrin. Kundërshtari i kishte marrë masat në çdo aspekt, jo vetëm në fushën e lojës”.
“Që kur pësuam në golin e parë ndryshuam vendosje. Duhej të ishim më të kujdesshëm, pasi jemi të ndërgjegjshëm për situatën që kemi me dëmtimet. Ja bëmë të lehtë kundërshtarit dhe na duhej të sakrifikonim e të kalonim në aventurë. Shkodra i dëmtuar luajti, pasi u dëmtua disa herë dhe nuk pati as faulle dhe as kartonë. Shafik nuk ka shumë tipare mbrojtëse. E filluam mirë pjesën e dytë, shënuam shpejt, por nuk i shfrytëzuam raste që kishim. I tillë është futbolli”.
“E zëvendësova unë Zguron, pasi Torasa po fitonte çdo luftim dhe ishte superior. Duhet të ishim më të kujdesshëm deri në gjysmën e fushës, por Cuculi shkoi deri në fundore dhe duhet komplimetnuar. Te goli i dytë dy stoperat tonë dolën para. Lojtarët tanë u hapën pas, edhe pse ulërita. Ishte vonë shumë.
“Duket se ka një ngërç momental për Rexhinaldon, që i kalon çdokujt në botë. Është një periudhë që nuk dalin dot në lojën e tyre. Skuadra krijoi, por nuk arriti. Nuk duhet të dhurojmë gola. Të pësosh gola kështu është e dhimbshme”.
“Maliqi ka sakrifikuar, pasi ka luajtur i dëmtuar dhe ka bërë shumë mirë. Në mbrojtje kemi probleme, ashtu dhe në mesfushë. U lumtë kundërshtarëve që janë të zotë që ndryshojnë gjyqtarët e të marrin ata që duan. Nuk kemi pasur asnjë favorizim. Kam qenë i kënaqur deri në ndeshjen e Skënderbeut, kemi pasur gjykim korrekt, por pas Skënderbeut kemi pasur probleme. Që pas Partizanit dhe në vazhdimësi kemi pasur probleme serioze. Kemi një skuadër të re, me lojtarë që duan kohën e tyre”.