VIDEO | Nga Greca, te Batha: a po përdoret standard i dyfishtë?

Idriz Batha u dënua një ditë më parë nga Komisioni i Disiplinës, ndërkohë që klubi i Flamurtarit shkurtimisht ka reaguar duke e konsideruar të paprecedentë vendimin e marrë. Sipas vlonjatëve, të cilët kanë publikuar edhe videon, episodi për të cilin Batha është dënuar ka qenë një faull në favorin e tyre.

REAGIMI – E paprecedentë! Idriz Batha dënohet me pamje filmike, nga Komisioni i Disiplinës, për një faull në favor të skuadrës tonë. Vendimi i Komisionit të Disiplinës : “Lojtari i Flamurtari FC, Idriz Batha, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/b te KDS, dënohet me një ndeshje pezullim nga aktiviteti”.

https://www.facebook.com/FlamurtariFaqjaZyrtare/videos/267279557173170/?notif_id=1541021876787897&notif_t=notify_me_page

RASTI GRECA – Në ndeshjen Flamurtari-Tirana, sulmuesi anësor Bedri Greca bëri një veprim të pamatur duke tentuar goditjen e mbrojtësit Goran Siljanovski. Edhe pse gjyqtari i katërt ishte vetëm pak metra më tutje, nuk pati as faull as karton të verdhë.

Në Vlorë reagimin e bëri sulmuesi Danilo Alvesh, i cili postoi videon dhe shkruante: “Më e keqja, as faull nuk ishte”.  Edhe pse rasti u reklamua në media, Komisioni i Disiplinës as e ka shqyrtuar atë rast. Pas ndeshjes me Flamurtarin Greca ishte titullar kunër Kamzës, ndryshe nga se do të ndodhë me Idriz Bathën.

STANDART I DYFISHTË – Veprimi i mesfushorit të Flamurtarit është i dënueshëm dhe në Vlorë duhet ta kuptojnë diçka të tillë, por edhe në Komisionin e Disiplinës duhet ta kuptojnë se ndikojnë në garë duke mbyllur sytë dhe duke mos përdorur të njëjtin standard për të gjithë. Normalisht që në Vlorë nuk do të ndihem mirë kur shohin se veç ndaj tyre zbatohen rregulloret.

Edhe reagime do të ketë, por sa vlerë kanë kur Flamurtari në shumicën e rasteve përfundon në rolin e viktimës?! Ndoshta edhe në Komisionin e Disiplinës duhet t’i thërrasin mendjes, pasi nuk mund të luhet me investimin e asnjë presidenti që mban gjallë këtë futboll që kemi, me të mirat dhe të këqijat e tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *