Çelsi luan në këto momente ndaj Derbit, ndeshje e vlefshme për raundin e 1/8-ave të “Carabao Cup”. Një sfidë që ka fituar mjaft vëmendje edhe për faktin se trajner i Derbit, është pikërisht Frenk Lampard. Idhull për shumë tifozë të Çelsit, ku ka kaluar plot 13 vite dhe ka qenë një ndër ikonat e bluve të Londrës.
Pikërisht përpara fillimit të takimit pritja për Lampard ka qenë madhështore, ku duartrokitja për të në momentin që ka hyrë në fushë ka qenë spektakolare. Sfida momentalisht është në barazim 2-2, ku e veçanta është se të katër golat janë shënuar nga lojtarët e Derbit. Çelsi ka qenë dy herë në avantazh nga dy autogola, por është barazuar në të dyja rastet nga Marriot dhe Uaghorn.
? ‘Super, super Frank’ ?
? #CFCvDerby pic.twitter.com/ASOon7bNAt
— Chelsea FC (@ChelseaFC) October 31, 2018