E bujshme nga Spanja: Bejl rikthehet në Angli, zbulohet klubi

Real Madrid gjendet në një nga situatat më të vështira të viteve të fundit. Rezultate negative, lojë e dobët, mungesë golash, trajneri pothuajse i larguar dhe shumë lojtarë, të cilët janë “lodhur” dhe kërkojnë sfida të reja.

Kristiano Ronaldo ishte i pari që u largua, ndërsa Luka Modriç dhe Marselo janë gati për ta bërë një gjë të tillë. Lajmet që vijnë nga Spanja flasin për një tjetër lojtar të Realit, i cili kërkon largimin dhe e ka ndarë mendjen.

Flasim për Garet Bejl, i cili ka vendosur të rikthehet në Angli. Siç citon “Don Balon”, uellsiani do të rikthehet në verë tek ekipi i Totenhemit. 29-vjeçari është lodhur nga dëmtimet e shumta, rivaliteti me CR7 dhe fakti që nuk ndihet i rëndësishëm në ekip. Portugezi u largua dhe mendohej se Bejl do të ishte lideri i ri i Realit, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Ai nuk po arrin të gjejë motivimin e duhur për të shprehur gjithë cilësitë që zotëron.

Bejl dhe Modriç gjatë periudhës që aktivizoheshin për Totenhemin

Kriza e rezultateve dhe atmosfera e vakët që ekziston në ekip kanë dhënë efektet e tyre, ndërsa humbja e thellë kundër Barcelonës i ka mbushur mendjen përfundimisht lojtarit ofensiv të vendosë largimin.

Zgjidhja më e mirë? Totenhemi. Bejl u bë një yll ndërkombëtar me ekipin londinez dhe është gati të rikthehet për të formuar një dyshe të frikshme me Herri Kejn. Me qëllimin për të fituar Premier Ligën dhe me tifozët, trajnerin Poçetino dhe gjithë klubin që do e mirëpriste me krahë hapur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *