“Vuajtjet” marrin fund, mbrojtësi i Milanit rikthehet pas 225 ditësh

Milan nuk po kalon një moment të mirë aktualisht, teksa pas humbjes në derbi ndaj Interit, pësoi një tjetër disfatë në shtëpi ndaj Betisit. Kuqezinjtë do të kërkojnë kthesën ditën e nesërme, ku presin Sampdorian në “San Siro”.

Në kuadër të kësaj sfide, trajneri Gatuzo merr një lajm të mirë nga infermieria, ku Andrea Konti është rikthyer të jetë në dispozicion të tij. Mbrojtësi italian është konfirmuar dhe në listën e të grumbulluarve për këtë takim.

24-vjeçari u ble nga Atalanta para dy sezonesh, por dëmtimet nuk i kanë lënë mundësi që të shprehet në fushë. Konti grumbullohet me ekipin për një ndeshje për herë të parë pas 225 ditësh. Një “përforcim” mjaft i rëndësishëm për kuqezinjtë, të cilët presin jashtëzakonisht shumë nga mbrojtësi i djathë, për të cilin u shpenzuan plot 24 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *