Fillim i ri për Parmën, ndërrohet presidenca e klubit emilian

Me datë 16 nëntor të vitit të kaluar, Jiang Lizhang u bë presidenti i Parmës dhe të gjithë tifozët filluan të besonin se ditët e errëta të ekipit kishin marrë fund dhe paratë kineze do të sillnin yje në “Tardini”. Ekipi arriti të sigurojë rikthimin në Serie A në fund të sezonit, por pas pothuajse një vitit, Parma ka ndërruar përsëri pronarë dhe klubi ka kaluar në duart e grupit “Nuovo Inizio” (Fillimi i ri).

Lajmi bëhet zyrtar nga “Gazzetto dello Sport”, që zbulon dha klauzolën e riblerjes së aksioneve kryesore. Marko Ferrari, Paolo Pizaroti, Guido Barila, Mauro Del Rio, Anxhelo Gandolfi, Xhampaolo Dalara dhe Xhakomo Malmesi do të jenë drejtuesit e rinj të Parmës, objektivi i së cilës është qëndrimi në Serie A.

Vendosëm interesin e Parmës mbi gjithçka. Në dritën e situatës së krijuar, menduam se ishte detyra jonë të ktheheshim si aksionerë kryesorë. Menaxhimi i kujdesshëm dhe disiplina financiare do të jenë bazat e punës tonë. Marrëveshja e nënshkruar nga ‘Nuovo Inizio’ me ish-presidentin parashikonte autorizimin e riblerjes së 30% të aksioneve të klubit. , nëse ishin realizuar disa kushte të caktuara. Grupi jonë është solidë dhe projekti jonë nuk është afatshkurtër”, komenton Marko Ferrari, zëvendës presidenti i “Nuovo Inizio”.

Ndarja e re e aksioneve tek klubi Parma Calcio 1913 është në këtë formë: ‘Nuovo Inizio’ zotëron 60% të aksioneve, Jiang Lizhang zotëron 30% të aksioneve dhe ‘Parma Partecipazioni Calcistiche’ me 10%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *