VIDEO | Shabani s’i ndahet golit, fiton derbin me Bogdanin e AEK-ut

Meriton Shabani vijon të shkëlqejë me Bajernin e Mynihut. Mesfushori me tipare sulmuese ka dhënë kontributin e tij në fitoren 0-4 që të rinjtë gjermanë kanë marrë kundër AEK-ut në Greqi. I riu shqiptar u aktivizua nga minuta e parë.

Ai ia doli të shënonte në përballjen me grekët. Shabani ishte autori i golit të tretë në minutën e 56-të, duke lënë “shenjën” e tij në këtë triumf të Bajernit. Por ai nuk ishte shqiptari i vetëm në fushë.

Donald Bogdani, ishte titullar me AEK-un. Qendërmbrojtësi u aktivizua për 90 minuta me skuadrën greke, pa mundur dot të ndalë “furinë” e Bajernit të Mynihut. Mbrojtësi 18-vjeçar zotëron pasaportën shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online