Kristiano Ronaldo të luajë në “Old Trafford” nesër, në një ndeshje që do të jetë speciale për të. Portugezi u transferua tek Mançester Junajtid në vitin 2003, nga Sportingu i Lisbonës. Ishte pikërisht hapi i parë në futbollin e madh.
Me Junajtid, 33-vjeçari mori dhe Champions Leaguen, por nesër do të jetë në fushë si rival i tyre, këtë herë me Juventusin. Edhe pse në konferencën për shtyp nuk nguroi që të tregonte emocionet e tij, sulmuesi ka reaguar dhe përmes “twitterit” duke i falënderuar dhe një herë të gjithë ata që e kishin pritur në Angli.
“Faleminderit për pritjen e ngrohtë. Unë ndihme gjithnjë si në shtëpi këtu”. Shkruan Ronaldo në postimin e tij, ku në foto ndodhet tek njëra nga hyrjet në ambientet e brendshme të stadiumit, dhe në sfond është stema e Mançester Junajtid.
Thanks for the warm welcome. Always feel at home here. pic.twitter.com/Tr5gny5Z5A
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) October 22, 2018