Është mbyllur me rrjeta të paprekura pjesa e parë e derbit të Milanos, mes Interit dhe Milanit. Ziklatrit kanë dominuar në fraksionin e parë, madje kanë mundur dhe që të gjejnë rrugën e rrjetës, por më pas ka qenë VAR-i që i ka hequr gëzimin e golit kapitenit Mauro Ikardi.
Tekniku Spaleti ka kryer një zëvendësim të detyruar, që në minutën e 30-të, pasi Naingolan i dëmtuar i ka lënë vendin Valeros. Interi ka gjetur dhe shtyllën me anë të De Vraj.
Milani në krahun tjetër është shfaqur më i frikësuar disi, por pak minuta para se të mbyllej pjesa e parë ka arritur që të shënojë me anë të Musakios, por anësori sinjalizoi pozicion jashtë loje.
https://twitter.com/IFTVofficial/status/1054081928972980224