Shehi: Teqja njeriu i ndeshjes, Kamza meritoi më shumë

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi e pranoi se skuadra e tij bëri një ndeshje të dobët dhe se skuadra e Kamzës meritoi më shumë në këtë ndeshje. Për “Supersport” në “Gol pas Goli”, tekniku durrsak komentoi dhe paraqitjen e mirë të portierit  Aldo Teqja, i cili është dhe pasuesi i tij në katërkëndëshin e portës së Skënderbeut.

Fitorja e tretë radhazi, a është ky Skënderbeu që kërkon?
-Fitorja të ngroh, por nuk ishim aty ku duhet dhe ndoshta Kamza mund të meritonte dhe më shumë, kjo për shkak se na vuri në vështirësi. Është një nga ndeshjet tona më të dobëta, por ky është futbolli dhe duhet t’i gëzohemi pikëve.

Oto Xhon duket në formë, ndërsa Krasniqit i mungon goli, e keni ndarë mendjen kush do të jetë titullari kryesor?
-Janë dy sulmuesit tanë kryesor. Janë djem të rinj dhe duan kohë. Kanë karakteristika të ndryshme. Besoj se të gjithë do kenë mundësitë e tyre. Ajo që më pëlqen dhe jam i kënaqur është dëshira dhe mënyra se si punojnë. Në momentet që nuk janë në maksimumin e tyre ata e kuptojnë, por do kenë mbështetjen time gjithnjë.

Mungesa e eksperiencës apo mosha e re e ekipi solli këtë paraqitje jo në pritshmëri?
-U tërhoqëm më shumë seç duhet. I kërkuam mbrojtës që ta shtynte ekipin, por duke qenë se kemi lojtar të rinj ka dhe presion për të mos lënë pikë. Bëmë zgjedhjen gabim që u tërhoqëm, por është dhe meritë e Kamzës. Kondicioni i duhur i disa lojtarëve nuk ishte ai optimal. Demte ishte me Kombëtaren. Dalja e Muzakës pastaj na i prishi planet. Edhe Radas kishte pak probleme.

Teqja?

-Opinioni im për të ka qenë maksimal. Nuk thosha kot që ai do ishte pasuesi im. Sot ishte njeriu i ndeshjes. Nuk më ka surprizuar, pasi ia di vlerat. Duhet ta ketë oreksin më të madh dhe të shkojë akoma dhe më lart.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *