Duro: Humbje e pamerituar, por nga ëndrrat vjen realiteti

0

Trajneri Klodian Duro ka komentuar për “Supersport” në ”Gol pas Goli” humbjen ndaj Skënderbeut. Numri një i stolit të kamzalinjve theksoi se ndeshja nuk e përligj rezultatin, por njëkohësisht thekson se ky është futbolli dhe se skuadra e tij duhet të jetë më e saktë para porte.

NDESHJA – “Pikët realisht me këtë lojë që zhvilluam duhet t’i kishim marrë. Futbolli i tillë është dhe duhet të pranojmë atë që na jep fusha. Më vjen keq për klubin, futbollistët, për të gjithë. Më vjen keq se japim gjithçka, por na mungon goli, nuk e gjetëm sot më saktë, me gjithë ato raste që patëm. Realisht më vjen keq, pasi ndëshkohemi nga një gol shumë i lehtë në fillimin e lojës. Fitojmë një 11-metërsh dhe aty duhet të kishim barazuar. I tillë është futbolli, nëse nuk shënon, gjithçka rëndohet. Në pjesën e dytë dhamë gjithçka nga vetja, për aq sa ne punojmë në fushën e lojës. Mungesa e golit na solli tek kjo humbje e pamerituar, por futbolli këtë verdikt na dha dhe sot.”

MOMENTI KRITIK – “Unë gjithnjë mundohem të jem me këmbë në tokë. Ishte ndeshja e fundit e fazës së parë. Kemi dhe tre faza të tjera për të luajtur. Ekipi mundohet të japë në fushën e lojës atë çfarë punojmë gjatë javës, jam shumë besimplotë se në pjesën e mbetur të kampionatit do të jemi më të përqendruar për të marrë rezultate dhe për të qenë sa më cinikë. Ndihem keq nga kjo situatë, por nuk jam dorëzuar kurrë dhe nuk do të dorëzohem kurrë.”

OBJEKTIVI – “Do ta sigurojmë Superioren shumë shpejt, por me një kampionat me 10 ekipe gjithçka mund të ndodhë, çka është dëshmuar në sezonet e mëparshme. Luftëtari shkoi në Kupat e Europës, nga ëndrrat vijnë realitetet. Unë e di si shkohet në Europë. Kemi kaluar vetëm fazën e parë. Duhet të jemi cinikë dhe më konkret nga ndeshja me Tiranën dhe në vazhdim. Duhet të korrigjojmë në prapavijë. Dua të komplimenoj dhe Skënderbeun. Kishim një ekip të fortë dhe dua të komplimentoj edhe trajnerin Shehi. Në futboll vetëm loja e mirë të çon në rezultatet në vazhdimësi. Pikat e dobëta i kam të qarta, ne pësojmë shumë lehtë. ishte kohë e pranueshme për të pasur gjithçka të qartë. Në tre fazat e tjera do të shohim një Kamzë tjetër.

PLAKU – “Sebino ka pasur disa probleme të vogla fizike në kavilje. Që nga ndeshjen me Laçin tentoi të luante por nuk ia doli. Në Gjirokastër nuk luajti fare. U përgatit për t’u rikthyer i plotë.”

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.