Toma nderon Veleçikun, Korabi i parafundit

0

Veleçiku ka marrë tre pikë me mjaft vlera ndaj Korabit. Koplikasit fituan me rezultatin 2-1 ndaj dibranëve dhe tanimë kanë shkuar në kuotën e 9 pikëve, duke u renditur në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit. Korabi ndërkohë pozicionohet në vendin e parafundit me vetëm 5 pikë.

Heroi i këtij takimi ka qenë Donat Toma, i cili ka realizuar të dy golat për Veleçikun. Sulmuesi i dha avantazhin skuadrës së tij në minutën e 21-të, ndërkohë që rreth 10 minuta më pas Korabi barazoi shifrat. Një penallti e fituar prej tyre u kthye në gol nga Erand Hoxha.

Gjithsesi shifrat nuk mbeten të barabarta për shumë kohë, pasi Toma pesë minuta më pas gjeti sërish rrugën e rrjetës. 2-1 u mbyll pjesa e parë. Në të dytën gjërat u vështirësuan për Korabin, pasi Hoxha u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 73-të. Rezultati deri në fund mbeti i pandryshuar dhe Veleçiku mori pikët e plota.

Kategoria e Parë – Java 6

E diel, më 21 tetor 2018, ora 14:00
Stadiumi “Reshit Rusi”, Shkodër

Veleçiku-Korabi 2-0
Shënues:
Toma 21’, 37’ / E. Hoxha 32’ (pen.)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.