Organi qeverisës i futbollit evropian, UEFA ka vendosur të dënojë me dy vite pezullim nga Champions League dhe Europa League, klubin rus Rubin Kazan. Arsyeja për këtë masë ekstreme është shkelja e në mënyrë të përsëritur e rregullores së “Financial Fair Play”.
Ekipi rus kishte arritur një marrëveshje me UEFA-n për të shmangur dënimin, por një hetim i zyrtarëve të UEFA-s zbuloi se klubi nuk i kishte ndjekur në mënyrë të përpiktë direktivat e vendosura.
Rregullat e “Financial Fair Play” synojnë që të shmangin falimentimet e klubeve nëpër Europë, duke mos i lejuar drejtuesit e klubeve të shpenzojnë më shumë të ardhura se sa gjenerohen.
Gjatë viteve të fundit UEFA është treguar shumë e kujdesshme përsa i përket bilanceve të klubeve, madje shumë klube shqiptare nuk kanë arritur do të marrin licencat e pjesëmarrjes për kompeticionet europiane për shkak të borxheve të pashlyera. Rasti më i freskët është i Tiranës, që nuk iu shpërndanë paratë e turit të parë në sezonin 2017/2018, për shkak të dokumentacionin të rremë.