Boksieri meksikan Kanelo Alvarez, ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë mediatike gjermane “DAZN”, ku për të drejtat televizive të 10 dueleve të tij të ardhshme do të përfitojë një shumë të jashtëzakonshme prej 365 milionë dollarësh.
Meritën më të madhe për këtë marrëveshje e ka promotori i Kanelos dhe njëkohësisht ish-boksieri amerikan Oskar De La Hoja. Kampioni i peshave të mesme ka rënë dakord që të në pesë vitet e ardhshme të luftojë të paktën dy herë në vit, në këmbim të shumës së lartpërmendur.
Paratë e marrëveshjes me kompaninë televizive do t’i sigurojnë Kanelos të ardhura prej 73 milionë dollarësh, po të shtojmë dhe të ardhurat nga marrëveshjet e marketingut, meksikani është lehtësisht atleti më i paguar në planet me mbi 100 milionë dollarë para të xhiruara në vit, duke lënë në vend të dytë Lionel Mesin.