Anglia arriti një fitore disi surprizë mbrëmjen e kaluar në fushën e Spanjës, me shfirat 2-3. Pjesa e parë ishte mjaft shokuese për spanjollët e Luis Enrikes, teksa e panë veten në disavantazhin e tre golave, pas dygolëshit të Stërling dhe një goli të Rashford.
Në pjesën e dytë, iberikët reaguan deri diku, por nuk mjaftoi pasi ndeshja përfundoi me triumfin e kombëtares së “3 luanëve”. Pako Alkaser shënoi golin e parë dhe në minutën e 97-të ishte Serxho Ramos, ai që mbylli shifrat në 2-3. Pikërisht mbrojtësi dhe kapiteni i kombëtares spanjolle foli për mediat për sa i përket sfidës dhe e vlerësoi kombëtaren angleze si një ekip mjaft i fortë dhe me lojtarë të rrezikshëm.
“Anglia është një kundërshtar mjaft i fortë dhe shumë i vështirë për t’u mundur. Ata kanë lojtarë mjaft të shpejtë dhe të rrezikshëm. Ne duhet ta harronim performancën e pjesës së parë dhe në fraksionin e dytë të mundoheshim të rregullonim gjërat. Ndonjëherë gjërat nuk shkojnë sipas planit. Trajneri na kërkoi të ishim vetvetja në pjesën e dytë, por nuk mundëm”, përfundoi spanjolli.