Kukësit i vjen në ndihmë teknologjia, tani me risi në stërvitje

Gjatë viteve të fundit teknologjia po merr një rol gjithmonë e më të madh në industrinë e futbollit. Thuajse të gjitha klubet elitare në Europë regjistrojnë të dhëna mbi rendimentin e lojtarëve në stërvitje fale jelekëve të pajisur me çipe speciale që masin rrahjet e zemrës dhe distancën e përshkruar të secilit lojtar.

Ekipi i parë që vjen me këtë risi në Shqipëri është Kukësi. Me anë të një postimi në “Facebook” klubi ka njoftuar mbi përdorimin e këtyre pajisjeve që janë diçka e zakonshme nëpër kampionatet e zhvilluara në Europë dhe më gjerë.

Njeriu pas kësaj ideje është përgatitësi atletik Daniele Nervi. Italiani, i cili më parë ka punuar te Vllaznia, shquhet mbi ekspertizën e tij në këtë lloj fushe dhe pritet që kjo lloj mënyre e të stërviturit të jetë e përjavshme në kampin kuksian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online