Angel Di Maria ndodhet në vitin e fundit të kontratës me PSG, por kjo gjë nuk ka ndikuar në nisjen e mirë të sezonit. 30-vjeçari argjentinas ka shënuar gjashtë gola dhe dhuruar tre asiste deri në këtë pikë të sezonit.
Palët po negociojnë për rinovimin e kontratës, por siç zbulojnë mediat spanjolle, anësori ofensiv i Kampionëve të Francës ka kërkesa të larta sa i takon rrogës së tij. Di Maria kërkon një rrogë prej 12 milionë eurosh në sezon, por drejtuesit e PSG mendojnë ndryshe.
Ata e konsiderojnë si tepër të lartë këtë rrogë për një lojtar 30-vjeçar. Bisedimet vazhdojnë, ndërsa disa klube po monitorojnë situatën dhe janë gati për të përfituar nëse argjentinasi nuk arrin akordin me klubin. Di Maria pëlqehet shumë në Premier Ligë, ku janë disa klube që interesohen për shërbimet e tij.