Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja, sa i përket të ardhmes së Kristiano Ronaldos. Ylli portugez u transferua këtë verë tek ekipi i Juventusit, më të cilët firmosi një kontratë katër-vjeçare.
Siç citon “Don Balon”, Ronaldo nuk do të qëndrojë në Torino deri në fund të kontratës, por do të largohet në vitin 2020. Dëshira e tij është të luajë në Amerikë dhe 33-vjeçari do të transferohet në MLS (kampionati amerikan i futbollit), ku e pret një kontratë e majme.
Gjithmonë sipas medias iberike, sulmuesi do të nënshkruajë me ekipin e Orlando Sitit pas dy vitesh, me një rrogë prej 50 milionë dollarësh në sezon.