Amorozo “zbërthen” Paketën: Më kujton Kaka, qëndron shumë vite te Milani

Marcio Amorozo është një njohje e vjetër e futbollit italian. Sulmuesi brazilian është aktivizuar në Serie A me Udinezen (u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit në sezonin 1998-1999), Parmën dhe në vitin 2006 pati një eksperiencë të shkurtër më Milanin.

Amorozo ka folur për “Gazzetta dello Sport” për talentin e futbollit brazilian, Lukas Paketa. 21-vjeçari i Flamengos ka arritur akordin me Milanin dhe në janar pritet të zbarkojë në Milanelo. Amorozo analizon lojtarin dhe tregon cilësitë e tij, duke e krahasuar me një tjetër brazilian, Rikardo Kaka, i cili shkroi historinë më klubin e Milanit.

PAKETA – “Mbi të gjitha është një profesionist i madh, i cili punon shumë në fushën e blertë dhe ndihmon skuadrën. Ka një teknikë fantastike, por di dhe të luftojë si dhe të mbrojë topin. Mua më kujton shumë Kaka-në, për mënyrën se si lëviz në fushë dhe për kapacitetin e madh të avancimit. E sheh në mënyrë të papritur nga mesfusha në zonën e rreptësisë.”

KRAHASIMI – “Është herët për të bërë krahasime, por ai është shumë Kaka dhe pak Ronaldinjo, sepse nuk është një fantazist klasik. Paketa di të vendoset në zonë, është i shpejtë, ka një goditje të bukur me kokë dhe arrin t’i kapë në befasi mbrojtjet kundërshtare.”

ROLI – “Ai mund të bëjë anësorin ofensiv, por dhe mesfushorin e avancuar. I duhet kohë për qenë gati për Serie A, si të gjithëve, sidomos ne brazilianëve. Duhet të mësojë lëvizjet e duhura, sepse në Itali, në fillim duhet të mbrosh dhe pastaj të sulmosh. Ai ka cilësinë për të qëndruar shumë vite te Milani dhe për të luajtur në nivele të larta.”

KONKURRENCA – “Nuk besoj se do të jetë një pengesë. Të luash me lojtarë si Suso, i cili ka eksperiencë me kuqezinjtë, është një mundësi për të për t’u rritur dhe mësuar sa më shpejt ‘gjuhën’ e Milanit.”

LEONARDO-MALDINI – “Jam shumë i lumtur për mikun tim Leo dhe një mit si Maldini, të cilët janë rikthyer në klub. Po flasim për kampionë, të cilët kanë shkruar historinë dhe janë rikthyer për të rikthyer Milanin të madh. Do i rrisin besimin më të fortëve dhe do të ndihmojnë integrimin e më të rinjve. Në nivele të tillë, eksperienca bën diferencën.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online