Ardit Hoxhaj më në fund arriti që të merrte minuta e tij të para në Kategorinë Superiore. Një debutim fantastik për 24-vjeçarin, i cili në pak sekonda pasi u aktivizua arrit që të shënonte golin, i cili i dha avantazhin skuadrës së tij.
Nisja ka qenë për t’u harruar për vlonjaten, i cili është përndjekur nga dëmtimet, pasi ju deshën që të priste 8 javë për të zbritur në fushë për Skënderbeun. Edhe pse Hoxhaj u rikthye në Kupë, sërish pësoi një dëmtim të lehtë që e shtyu momentin e buzëqeshjes, por rikthimi ishte perfekt: Gol vetëm 2 minuta pasi zbriti në fushën e lojës.
Mjaft i lumtur ishte sulmuesi pas ndeshjes, teksa për mediat i gëzohej faktit që e ndihmoi skuadrën e tij që në ndeshjen e parë në fushë, por është i vetëdijshëm që i duhet ende shumë punë për të arritur në maksimumin e tij.
DEBUTMI ME GOLA – “Si fillim dua të them se jam mjaft i lumtur që u riktheva në fushën e lojës, pasi u bë një kohë e gjatë që kam munguar, kjo për shkak se kam kaluar shumë dëmtime. Sapo u ktheva në ndeshjen e Kupës pësova sërish një dëmtim të lehtë, por tani e kalova dhe jam shumë i lumtur që e ndihmova skuadrën time që të marrë 3 pikët në këtë sfidë”.
GJENDJA – “Mendoj se ky pushimi Kombëtareve do të na bëjë mirë, sidomos për mua që të kem mundësinë të rris kondicionin fizik. Mund të bëj një minifazë për të arritur në maksimumin tim, pasi ende nuk jam në 100% tim dhe do më duhet ende shumë punë”.
SKUADRA – “Skënderbeu ka gjithë këto vite që edhe pse i ndryshon lojtarët nuk e ndryshon mentalitetin e lojës dhe mentalitetin e fituesit. Ne luftojmë në çdo ndeshje dhe në fund shohim bilancin tonë. Ne kërkojmë fitoren në çdo sfidë. Golin ia dedikoj zotit”.