Shtohen hallet për Ronaldon, akuza e dytë për përdhunim

Nëse në fushën e blertë Kristiano Ronaldo duket në formë, nuk është në një moment aspak të mirë, sa i përket jashtë fushës së lojës. Pak ditë më parë një grua në Las Vegas e ka paditur portugezi duke e akuzuar këtë të fundit për përdhunim, një ngjarje që sipas Katerin Majorga ka ndodhur në vitin 2009.

Gjithsesi, nuk merr këtu fund makthi për 33-vjeccarin, i cili e ka përgënjeshtruar çdo akuzë. Avokati i gruas që ka paditur Ronaldon ka bërë një deklaratë mjaft të fortë në “Daily Mail”, pasi pretendon se një grua tjetër e ka telefonuar dhe po ashtu e ka akuzuar për një ngjarje të ngjashme.

“Një grua më ka telefonuar dhe më ka thënë që edhe ajo ka qenë pre e një ngjarje të ngjashme si klientja ime”. Avokati nuk bën me dije identitetin e zonjës, por kjo gjë duket se do i shtohet listës së akuzave. Në Vegas policia ka nisur hetimet dhe shumë shpejt pritet që të zbardhet e vërteta, por e sigurt është që Ronaldo nuk është në një moment aspak të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online