Ze Maria “zhduket” menjëherë, e ardhmja në dyshim

Ze Maria, trajneri i Tiranës, nuk doli të flasë për mediat pas humbjes së pësuar me Laçin në stadiumin “Selman Stërmasi”. Braziliani, pas derbit mund të ishte larguar, por ngulmoi të qëndronte.

Me humbjen e pësuar sot gjërat mund të jenë krisur më shumë. Vetë Ze Maria bëri me dije se te Tirana qëndron prej projektit dhe objektivave që ka, jo prej parave. Tanimë mbetet për t’u parë nëse qëndron.

Fitorja e një jave më parë me Kastriotin ishte detyrim, ndërkohë që tetë pikët në tetë ndeshje janë shumë pak për bardheblutë. Para disa javës Ze Maria tha se janë për titull, por ecuria e deritanishme lë për të dëshiruar. kështu që e ardhmja e tij në krye të Tiranës është me siguri në dyshim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *