Shkëmbi: Ishim në vështirësi, goli i parë na çliroi

Teuta arriti një fitore të rëndësishme kundër Kastriotit dhe tashmë do të shfrytëzojë pauzën e kampionatit dhe do të punojë më e qetë. Trajneri Bledi Shkëmbi është shfaqur i kënaqur pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, pavarësisht se pranon vështirësitë e hasura gjatë ndeshjes, por rëndësi kanë tre pikët.

FITORJA – “Kaluam një moment të vështirë pas humbjes ndaj Partizanit dhe u pa edhe sot, që ishim paksa në ngërç. Megjithatë, skuadra u çlirua dhe sidomos pas golit dhe në pjesën e dytë u shpreh shumë mirë.”

FORMACIONI – “Kaluan pak ditë nga ndeshja kundër Partizanit dhe hodha në fushë lojtarët që më dukeshin më në formë. Prisja një reagim dhe erdhi, goli i shënuar në fund të pjesës së parë na lehtësoi gjithçka.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online