Probleme me sigurinë, sfida e Kamzës nis 10 minuta me vonesë

Ndeshja mes Kamzës dhe Flamurtarit ishte programuar të niste në orën 13:45, por ka nisur 10 minuta me vonesë. Në stadiumin e Kamzës kishte një problem, sepse numri i stjuartëve të pranishëm për sigurinë e ndeshjes ishte shumë i vogël.

Besnik Çela, delegati i ndeshjes, vendosi që sfida të mos niste, derisa të plotësohej numri i nevojshëm i ekipit të sigurisë.Drejtuesit e Kamzës vazhduan bisedimet me përfaqësuesin e Federatës, ndërsa tifozët po prisnin nisjen e sfidës.

E gjitha u zgjidh në momentin që erdhi edhe shefi i Policisë, i cili ka dhënë “OK”-in. Kamza ka plotësuar numrin e pesë ndeshjeve pa tifozë dhe sot do të ketë mbështetjen e tifozërisë së saj për të arritur fitoren, pas tre humbjeve rresht. Numri i tyre nuk është i madh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *