Antonio Kasano kishte muaj që e paralajmëronte një rikthim në futboll. 36-vjeçari kishte humbur tetë kile gjatë gjashtë muajve të fundit dhe ishte në pritje ofertave. Në intervista fliste shpesh për oferta nga klube të Serie A, por siç duket ka qenë i gjitha një shaka.
Ditën e sotme Kasano i është bashkuar zyrtarisht në stërvitje skuadrës së Virtus Entelës. Mes palëve nuk ka ende një kontratë, por pritet që në javët në vazhdim të merret një vendim përfundimtar dhe në rast të gjetjes së një akordi, Kasano do të provojë për herë të parë të luajë në Serie C.
Te Virtus Entela, Kasano do të stërvitet së bashku me ish-lojtarin e Partizanit, Kristian Adorjan. Mesfushori holandez, i cili nuk la gjurmë te të kuqtë, u rikthye në Itali pas një eksperiencë të shkurtër në Irlandë.