Ftesa në kombëtare, elozhe nga Lokomotiva për Uzunin

Myrto Uzunit iu plotësua një dëshirë e kahershme për të qenë pjesë e kombëtares. Trajneri Kristian Panuçi e përfshiu në listë për ndeshjet me Jordaninë (10 tetor) dhe Izraelin (14 tetor) dhe beratasi mezi pret të debutojë.

Fjalë të mira vijnë edhe nga Kroacia, teksa vetë klubi i Lokomotivës shkruan se për Uzunin nuk është dashur kohë që të përshtatej. Gjithashtu i urojnë fat në ndeshjet me kombëtaren shqiptare.

“Uzuni në kombëtaren shqiptare. Myrto Uzuni deri më tani ka regjistruar shtatë paraqitje me ekipin kombëtar të Shqipërisë U21. Pas ndeshje me Goricën, kur asistoi dhe shënoi një gol duke u shpallur njeriu i ndeshjes, ai tha: “Qëllimi im është të marr ftesë nga ekipi kombëtar. Besoj se nëse vazhdoj të bëj ndeshje të mira, ëndrra ime së shpejti do të përmbushet”. Dhe vetëm pak ditë më vonë Uzuni mori ftesën e parë në ekipin kombëtar të Shqipërisë.

Myrto Uzuni arriti në fund të periudhës së transferimeve nga ekipi shqiptar i Laçit dhe menjëherë zuri një vend në formacionin e Lokomotivës. Besimi i trajnerit Tomiç u justifikua me ndeshje të mira, duke treguar se koha e mjaftueshme për t’u përshtatur nuk ishte e nevojshme.

Ai erdhi falë Besnik Prengës, ish-trajner i të rinjve të Lokomotivës me të cilët fitoi kampionatin kroat, si dhe ish-trajneri i Laçit në Shqipëri nga erdhi Uzuni. Tani ai është një lojtarët më produktivë të Lokomotivës. Në këtë mënyrë duam t’i urojmë fat Uzunit me kombëtaren shqiptare në ndeshjet në vijim”, shkruan klubi kroat në faqen zyrtare.

https://www.facebook.com/NKLokomotivaZagreb/photos/a.133910333357700/1913394392075943/?type=3&theater

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *