I vdes i vëllai, dhimbjen kërkon ta largojë me futboll

Ndodh që sapo ke pësuar një fatkeqësi të madhe, por t’i nuk dëshiron të dorëzohesh dhe kërkon të zbresësh në fushën e lojës për të ndihmuar shokët e skuadrës dhe për të bërë krenar… vëllain tënd.

Lukas Torro aktivizohet me ekipin e Ajntrahtit të Frankfurtit. 24-vjeçari spanjoll kishte marrë vesh lajmin e trishtë të vdekjes së vëllait 27-vjeçar dhe një gjë të tillë ia kishte treguar vetëm trajnerit të ekipit, Adi Hater.

Trajneri i kishte lënë zgjidhje të lirë, por Torro ngulmonte për të luajtur. Mbajti dhimbjen e madhe në zemër, zhvilloi një takim të madh dhe Ajntrahti shkatërroi Lacion në një mbrëmje të bukur Europe.

Në fundin e ndeshjes radha e lotëve të Torros dhe Hater, i cili u tregon djemve të tjerë të skuadrës se çfarë kishte ndodhur, sepse askush nuk dinte gjë.

Lukas më tregoi para ndeshjes për zinë e tij, por ai donte të luante me çdo kusht. E pyeta nëse me të vërtetë e ndjente të luante, i lashë zgjedhje të lirë. Ne jemi pranë tij, trishtimi ynë është i madh dhe errëson gëzimin e fitores”, shprehet pas fitores trajneri i Ajntrahtit, ndërkohë që për situatën në fjalë ka folur dhe menaxheri i klubit Fredi Bobiç, i cili është shprehur: “Lukas mund të mos luante me Lacion, por ai luajti shumë mirë. I çmendur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online