Xhemi Karrager njihet për daljet e tij në media në mënyrë të shpeshtë. Ish-mbrojtësi i Liverpul u pezullua në mars të këtij viti, pas një video që bëri xhiron e botës, ku Karrager reagoi në mënyrë jo etike ndaj një vajze 14-vjeçare dhe të atit të saj.
Gjithsesi 40-vjeçari ka folur për mediat angleze së fundmi, ku ka dhënë mendimin e tij për sa i përket Premier Ligës këtë sezon dhe si ai e shikon vijueshmërinë. Sipas ish-legjendës së Liverpul, Arsenal dhe Mançester Junajtid do të mbeten jashtë top katërshes së parë në tabelën e renditjes. Karrager është shprehur se Liverpul, Çelsi dhe Siti janë një hap më lart se ekipet e tjera.
“Nga ajo çfarë kam parë këto javë të para do të thosha se Arsenal dhe Mançester Junajtid do të mbeten jashtë katërshes së parë. Ekipet e tjera duken më lart se këto dy skuadra. Liverpul, Çelsi dhe Siti janë një hap më lart, por dhe Totenhem do ta rimarrë veten”, ka deklaruar për “Mirror” Karrager.