Gjergji Muzaka foli për Supersport në emisionin “Gol pas Goli”. Mesfushori komenti barazimin me Tiranën, duke kujtuar dhe raste që humbi gjatë ndeshjes. Po ashtu Muzaka komentoi dhe derbin, me mjaft ftohtësi, duke theksuar se ai mendon vetë për ndeshjen e tij.
“Jemi të kënaqur sepse edhe loja e përligj vendin që kemi në klasifikim. Jemi në vendin e parë me meritë, pasi kemi zhvilluar ndeshje të mira, edhe pse sot nuk fituam”.
“Në pjesën e parë kishim disa raste që nëse do t’i shfrytëzonim do të kishte tjetër rrjedhë loja. Në pjesën e dytë u s’postova pas dhe kjo erdhi si ndryshim në taktikën e lojës”.
“Në çdo rast që të jepte duhet që të shfrytëzojmë. Ishim 0-0 kur humba rastin dhe nëse do të shënonim të parët do të kishte tjetër ndeshje. Pas golit të barazimit kishim dy raste për të shënuar më pas”.
“Derbi është për tifozët. Ne jemi profesionistë dhe shohim pjesën tonë. Nëse ne do të bëjmë mirë vetë është e drejtë ajo çfarë thotë trajneri që nuk na intereson derbi. Nëse do kemi mundësi do ta shohim”.