Ende nuk është mbyllur java e pestë e Kategorisë Superiore, por ndërkohë ka dalë plani për javën pasardhëse. Dita e parë do t’i kushtohet e gjitha derbit. Pikërisht të premten Tirana dhe Partizani do të përballen mes tyre.
Pjesa tjetër e ndeshjeve do të zhvillohet të shtunën. Kukësi do të presë Luftëtarin, kurse Laçi do të përballet në transfertë me Kamzën. Të dyja këto takime do të zhvillohen prej orës 15:45. Pas tri orësh do të zhvillohen takimet e tjera.
Në program për këtë javë është sfida mes Flamurtarit dhe Kastriotit, sikurse edhe takimi Teuta-Skënderbeu. Ky i fundit mjaft interesant dhe që pritet të jetë i luftuar. Të dielën nuk do të ketë asnjë ndeshje, pasi mesjavën e ardhshme do të ketë kampionat.
Kategoria Superiore – Java 6
E premte, më 28 shtator
Tirana-Partizani (Ora 19:45)
E shtunë, më 29 shtator
Kukësi-Luftëtari (Ora 15:45)
Kamza-Laçi (Ora 15:45)
Flamurtari-Kastrioti (18:45)
Teuta-Skënderbeu (18:45)