Rrëfimi ndryshe i Totit: Nga ditët pa futboll, oferta e Milanit, shkelmi ndaj Balotelit dhe “maniaku” Kapelo

Françesko Toti ka dhënë një intervistë të gjatë për “La Repubblica”, ku ndalet te shumë episode të ndodhura gjatë karrierës së tij. Legjenda e Romës komenton ditët pa futboll, shpjegon faktin se pse nuk zgjodhi një eksperiencë jashtë Italisë pas asaj me Romën, ofertën e Milanit kur ishte vetëm 12 vjeç dhe e mbyll me Spaletin, Balotelin dhe Fabio Kapelon.

DITËT PA FUTBOLL – “Nuk jam mërzitur akoma dhe ditët janë njësoj si ata kur luaja futboll. Çohem në mëngjes, dërgoj fëmijët në shkollë, pastaj shkoj në Trigoria, qëndroj me trajnerin, lojtarët dhe ndjek stërvitjen e skuadrës. Pas dreke rikthehem në shtëpi dhe i dedikohem fëmijëve të mi. Futbollistët janë kafshë, janë bastardë, por më respektojnë. Unë kam qenë si ata, i njoh mirë dhe e njoh gjuhën e tyre të fshehtë, mes shikimeve dhe gjysmë fjalëve. Përpiqem të jem i dobishëm. Në dhomat e zhveshjes sot flitet pothuajse anglisht. Nëse nuk e di si gjuhë, nuk kupton asgjë. Kjo nuk është e mirë, sepse dobësohet grupi. Në grumbullimet e skuadrës, çdokush izolohet në dhomën e tij me telefon në dorë, duke naviguar, ose dërguar mesazhe.”

AVENTURA NË AZI, OSE AMERIKË – “Nuk zgjodha të luaja diku tjetër, sepse do të kisha shkatërruar 25 vite karrierë. Gjithmonë e kam shprehur se dëshiroja të vishja vetëm një bluzë dhe jam një njeri i fjalës. Spaleti? Ishte ai që nxiti mbylljen e karrierës time, sepse ishte një me klubin.”

INTERESIMI I MILANIT– “Milan më kërkoi, kur isha 12 vjeç, por familja ime ishte kundër, sidomos mamaja. Ajo i përket kohës së kaluar: gjithmonë e shqetësuar dhe posesive. Babai punonte deri vonë dhe mamaja më qëndronte gjithmonë pranë.”

SHKELMI NDAJ BALOTELIT – “I kishte ardhur momenti. Kishte vite që provokonte dhe më kishte fyer mua dhe romanistët. Ishte një shpërthim i akumuluar. Kreu një faull të tmerrshëm për të më bërë keq. Por pastaj, çuditërisht, lojtarët e Interit nuk më sulmuan. Kur po dilja nga fusha për kartonin e kuq që mora, Maikon më bëri shenjen e pesë gishtave të dorës. Aty kuptova se Baloteli krijoi një acarim dhe mes shokëve të tij.”

NUK DËSHIROJA KAMPIONË TE ROMA? – “Fjalë kafenesh. Nëse kampionët nuk vinin, ndodhte për shkak të buxhetit të limituar dhe jo për zgjedhjen time. Gjithmonë kam dashur të fitoj dhe të mos shoh të tjerët duke fituar.”

FITORJA 3-0 ME BARCELONËN – “Çdo gjë që të bëj, do të marr kritika më pas. Unë e di se çfarë ndjej dhe nuk është e nevojshme t’ua them të tjerëve. Është e vërtetë, në golin e parë nuk festova, sepse nuk e kishim fituar akoma ndeshjen. Te goli i dytë u çova në këmbë, ndërsa tek i treti mora në krah djalin tim, Kristianin. Nuk më kanë parë ata që më kritikojnë?”

FABIO KAPELO – “Kur flisje me të e kishe gjithmonë gabim. Ka shumë njohuri, por fjala e fundit duhet t’i përkasë gjithmonë atij. Nëse kalonte një pëllumb dhe ai thoshtë që është pulëbardhë, do ta shpjegonte se pse ishte pulëbardhë. Kapelo është kokëfortë, perfeksionist. Një maniak i vërtetë…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online