Klubi i Totenhemit po heq jo pak probleme në ndërtimin e stadiumit të ri. Kosto e ndërtimit ka kaluar parashikimet në një përqindje alarmante, ndërsa data e përurimit sa vjen e shtyhej me kalimin e muajve.
Së fundmi në dritë ka dalë një lajm se klubi ka urdhëruar pakësimin e forcës punëtore në kantierin e stadiumit, një vendim ky që të bën të mendosh se afati i përfundimit të punimeve në muajin janar nuk do të respektohet.
Sipas asaj që kanë thënë ekspertët e fushës, ka shumë gjasa që stadiumi i shumëpritur të inaugurohet gjatë edicionit të ardhshëm të Premier Ligës, deri atëherë “gjelave” do t’iu duhet të luajnë në “Wembley”.