Dejvi Bregu tregon “sekretet” e Skënderbeut

Dejvi Bregu nuk është se u duk shumë në ndeshjen me Flamurtarin, që ishte speciale për të. Sikurse dihet, sulmuesi anësor është formuar si lojtar pikërisht te kuqezinjtë, me të cilët ka luajtur fillimisht në Superiore.

“Ishte ndjesi tjetër, luaja në shtëpi. Nuk do të thotë asgjë, isha protagonist në golin e dytë dhe ndihem mirë për këtë. Më shumë ishte një lojë nervash”, është shprehur fillimisht para mediave Bregu.

Sulmuesi tregon edhe anët pozitive të Skënderbeut: “Ambienti në Korçë të jep një marsh tjetër. Edhe besimi i trajnerit ndaj lojtarëve është kryesor. Për këtë më bëhet qejfi. Na kanë ndihmuar edhe lojtarët me eksperiencë”.

Bregu shpreson shumë që të fitojnë të dielën kundër Tiranës. Ndeshja do të luhet pa praninë e publikut. “Tifozët të japin emocion tjetër. Shpresojmë ta marrim fitoren për ata”.

Në fund thotë dy fjalë edhe për gjendjen e Luftëtarit, ish-ekipit të tij. “Më vjen keq për Luftëtarin, jam ndjerë si në shtëpi atje. E kam në zemrën time atë ekip dhe shpresoj ta kalojnë situatën që po kalojnë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online