Ndonëse ishin të përjashtuar nga stadiumi, ultrasit e Barcelonës janë rikthyer duke shkaktuar trazira. Para ndeshjes me PSV-në, një grup tifozësh të Barcelonës janë konfrontuar fizikisht me disa tifozë të PSV-së.
Në Videon që është postuar nga mediat spanjolle shihet qartë përleshja mes dy tifozerive ku janë përshirë me dhjetëra persona.
Policia spanjolle ka arrestuar një tifoz ditën e djeshme. Spanjolli akuzohet se ka sulmuar një tifoz holandez, duke i shkaktuar plagë në trup.
Gjatë përleshjes ka pasur dhe të plagosur me thikë. Ndonëse tifozeria huligane ishte përjashtuar nga stadiumi, dje ata janë rikthyer me forcë dhe tani mbetet për t’u parë se çdo të ndodhë me këtë situatë.