Revolucion i Gatuzos, nëntë ndryshime në formacion

Milani përballet nesër me Dudelanzh në takimin e parë në grupe, ndërkohë që trajneri Xhenaro Gatuzo pritet të rreshtojë një skuadër komplet ndryshe nga ajo që luajti në kampionat kundër Kaljarit. Vetëm Romanjolli dhe Higuain do të mbeten në formacion.

Reina do të mbrojë katërkëndëshin, ndërkohë që në mbrojtje në qendër nga minuta e parë do të aktivizohet Kaladra. Abate dhe Laksalt janë zgjedhjet nga krahët, kurse mesfusha ndryshon e gjitha.

Bakajoko, Mauri dhe Bertolaci janë ata që janë përzgjedhur nga trajneri Gatuzo. Higuain në sulm do të ketë mbështetjen e Borinit dhe Kastilejos. Për këtë takim nuk është grumbulluar Kutrone i dëmtuar, ndërkohë që janë lënë jashtë Suso, Musakio dhe Bonaventura.

LISTA E LOJTARËVE TË GRUMBULLUAR
Portierë:
Donaruma; A. Donaruma; G. Reina.
Mbrojtës: Abate, Kalabria, Kaldara, Laksalt, Romanjoli, Zapata.
Mesfushorë: Bakajoko, Bertolaci, Bilja, Kesi, Mauri.
Sulmues: Borini, Çalhanoglu, Kastilejo, Haliloviç, Higuain.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online