MOVIOLA | Mungojnë dy penallti në javën e katërt

Në këto javë të para kanë qenë të pakta raste kur klubet kanë pretenduar për gjykim jo korrekt apo për gabime të arbitrave. Me përjashtim të Kukësit, që u ankua për Jorgjin në javën e parë, por më pas u pendua dhe e fshiu postimin, u desh java e katërt që të kishim raste të diskutueshme, ose për të qenë më të saktë, gabime nga ana e gjyqtarëve.

Në ndeshjen mes Laçit dhe Partinit, ishin demat që kishin një pretendim për 11-metërsh, pas një kontakti të Malajt me Lushken. Kryesori Ardian Beqiri vijoi lojën, por nga përsëritja shihet se ka kontakt dhe është një moment që duhej të ishte menaxhuar më mirë.

Rasti i dytë është në ndeshjen mes Flamurtarit dhe Skënderbeut. Gripshi u rrëzua brenda zonë dhe kryesori Andi Koçi e konsideroi simulim dhe i dha për më tepër dhe karton të verdhë lojtarit. Por, duke parë përsëritjet, shihet që Kotobelli i ka ndërhyrë në mënyrë të parregullt lojtarit të Skënderbeut dhe me të drejtë kishte pretendime për 11-metërsh nga ana e bardhekuqve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *