Detajet e rinovimit të Milinkoviç-Saviç, Nani “këshillon”: Kampionët të zgjedhin Lacion!

Milinkoviç-Saviç është pranë rinovimit me Lacion dhe kanë mbetur vetëm detajet e fundit të marrëveshjes. Palët do të rinovojnë deri në vitin 2023, duke e zgjatur me një vit kontratën e re, ndërsa rroga e mesfushorit do të prekë shifrën 3 milionë euro në sezon plus bonuset e parashikuara. Serbi nuk do të ketë një klauzolë largimi dhe kjo është risia e rinovimit të tij me Lacion. Lotito e vlerëson me 120 milionë euro kartonin e lojtarit dhe shpreson që ai të rikthehet të golat dhe paraqitjet e mira të sezonit të kaluar.

Luis Nani u aktivizua sezonin e kaluar me Lacion, ndërsa në verë vendosi të rikthehej në Portugali, duke firmosur me Sportingun e Lisbonës, ku është shpallur dhe kapiteni i ekipit. 31-vjeçari nuk e ka harruar eksperiencën me Lacion dhe ka vetëm fjalë të mira për bardhekaltërit.

Nuk jam penduar që zgjodha ofertën e Lacios dhe iu bëj thirrje kampionëve të zgjedhin Lacion për të luajtur. Sportingu është shtëpia ime. Jam rritur këtu dhe ndjej dashuri për këtë klub. Të gjithë më kanë pritur krahëhapur dhe e kemi nisur sezonin shumë mirë. Lisbona është një qytet fantastik dhe më pëlqen të jetoj këtu. Kam shënuar tre gola decizivë, jemi në krye të tabelës dhe jam shumë i lumtur. Të jesh kapiten i Sportingut është një nder dhe ndjej që mund të jem një shembull për të rinjtë.”

Lacio? Eksperienca ime me Lacion kishte uljet dhe ngritjet e veta. Do të më kishte pëlqyer të luaja më rregullisht, por nuk pendohem që kalova një sezon në Romë, sepse e adhuroja qytetin dhe kam patur kënaqësinë të shijoja eksperiencën në Seria A. Përfitoj të falënderoj të gjithë lacialët. Faleminderit për dashurinë që më transmetuan. I uroj skuadrës më të mirën në Itali dhe Europa League, për sa kohë që nuk luajnë përballë Sportingut”, përfundon Kampioni i Europës në fuqi me Portugalinë, Luis Nani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *