Punime në kohë rekord, Serisë A i shtohet një stadium modern

Në Itali ankohen shpesh se infrastruktura është për të ardhur keq dhe kjo është arsyeja pse Seria A ka mbetur pas rivalëve në kontinent. Megjithatë, ndonjëherë duhet shumë punë e pak fjalë, mjafton të shohësh atë që ka bërë Spali, klub modest nga Ferrara, që në pak vite është kthyer në një model për gjithë klubet e vogla në Itali, por jo vetëm aty.

Në sezonin 2015-16 Spal u ngjit për herë të parë në Serinë B pas 23 vitesh, ndërsa një vit më vonë festonte ngjitjen në Serinë A.

Klubi punonte me largpamësi, sepse që në pranverë të vitit 2017 nisi projektin për rregullimin dhe modernizimin e stadiumit Paolo Mazza, duke e çuar kapacitetin nga 7000 në 13.000 sezonin e shkuar, ndërsa tashmë e ka çuar në 16.000 vende, të gjitha të mbuluara.

Jo vetëm kaq, sepse është punuar edhe jashtë stadiumit, duke rregulluar gjithçka dhe tashmë Spal kthehet në shtëpi, sepse ndeshjen e parë në kampionat e luajti në Bolonja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *