Braktisi skuadrën dhe dështoi në testet fizike, ish-mbrojtësi i Çelsit mbetet rrugëve

Dy sezonet e fundit kanë qenë një katastrofë për klubin e Sandërlendit. Në dy sezonet e fundit ekipi anglez ka pësuar rënie të njëpasnjëshme duke përfunduar maja e Premier League te divizioni i tretë anglez, “League One”.

Një ndër arsyet për këtë situatë kanë qenë dhe sjellja aspak profesioniste e disa prej lojtarëvë më të paguar prej klubit nga veri-lindja e Anglisë. Një ndër ta lojtarë ka qenë edhe mbrojtësi Papi Xhiloboxhi, i blerë nga Çelsi për 10 milionë euro, kur Sanderlendi militonte në Premier League.

Mbrojtësi senegalez, i cili ishte njëkohësisht një nga lojtarët më të paguar te ekipit, nuk ishte paraqitur në stërvitje që prej një muaji, dhe kur u kthye para pak ditësh nuk arriti të kalonte një test të thjeshtë fizik, çka ka sjellë dhe prishjen e njëanshme të kontratës.

Rol kyç në fundosjen e Sanderlendit në “League One” ka pasur sjellja qesharake e lojtarëve më të paguar të skuadrës, si Didier Ndong dhe Xhek Roduell, të cilët edhe pse paguheshin gati 5-fish më shumë se kolegët e tyre, nuk pranonin të paraqiteshin në fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online