Pepe “zbërthen” Italinë: Janë të fortë, por…

Portugalia pret nesër Italinë në Nations League. Para këtij takimi portugezët zhvilluan një ndeshje miqësore me Kroacinë dhe barazuan me rezultatin 1-1. Skuadra e Mançinit ndryshon nga nënkampionët e botës dhe këtë e pranoi edhe qendërmbrojtësi Pepe gjatë konferencës së sotshme për shtyp.

“Kroacia kërkon të zotërojë topin, ndryshe nga Italia që dëshiron më shumë të mbrohet dhe të vjedhë topin e më pas të kundërsulmojë. Janë shumë të fortë, kanë lojtarë me kualitet. Ndeshja do të jetë e vështirë për ne dhe do të japim më të mirën tonë me ndihmën e publikut, që mund të na mbështesë në këtë moment të vështirë”, u shpreh para mediave kapiteni i Portugalisë.

100 NDESHJE SI KAPITEN – Qendërmbrojtësi, i cili tashmë është pjesë e Beshiktash, nuk e kishte menduar se do të shkonte në një shifër të tillë. “Nuk e mendoja se mund t’ia arrija atë shifër, pasi puna jonë ka shumë rreziqe. Për mua është një ëndërr që ndodhem sot këtu dhe jam ekstremisht i lumtur.

DIAZ DHE MENDESH – Pepe jep opinionin e tij edhe për dy nga lojtarët e skuadrës: “Janë dy lojtarë që japin kontribut të madh për skuadrën tonë. Ruben është një lojtar shumë i përulur dhe dshiron gjithmonë të mësojë”.

PËRGJEGJËSITË –  Si kapiten mund ta ndjesh më shumë përgjegjësinë, por 35-vjeçari nuk e ka problem këtë pjesë. “Të gjithë këtu kemi përgjegjësinë për të përfaqësuar vendin tonë. të gjithë e dinë çfarë peshe ka fanella dhe nuk është se peshon disi më tepër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *