Nuk ka më hapa fals për Sitin. Kampionët e Anglisë kanë mposhtur Njukasëllin me rezultatin 2-1 falë golave të dyshes angleze Stërling dhe Uallkër. Ishte sulmuesi i blerë nga Liverpuli ai që zhbllokoi shifrat i pari. Por, e shpejt ishte dhe kundërpërgjigja e miqve që barazuan falë një kundërsulmi fantastik me anë të Jedlin.
Benitez i rreshtoi të 11 lojtarët në gjysmëfushën e tij në përpjekje për të siguruar të paktën një pikë, por mbrojtësi Kajl Uallkër “shkrumboi” planin e teknikut spanjoll me një goditje nga më shumë se 30 metra që la të shtangur në vend lojtarët e Njukasëllit.