E habitshme, Partizani forcon Kastriotin 24 orë para ndeshjes!

Partizani përballet nesër me Kastriotin në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërkohë që ka vendosur të huazojë mesfushorin nigerian Henri Okebugu. Lojtari i marrë nga Egnatia është dërguar te Kastrioti. ” Nigeriani Henri Okebugu, për një sezon do të jetë pjesë e Kastriotit. 19-vjeçari ka firmosur ditën e sotme kontratën 1 vjeçare nën praninë e drejtorit teknik Gazmend Vogli. Okebugu vjen në huazim te Kastrioti, por me të drejtë blerje në fund të sezonit”, njofton klubi krutan.

Trajneri Plori merr kështu një përforcim para ndeshjes me Partizanin dhe pikërisht nga ky klub. Më parë ka qenë Kukësi që u ka dhënë në huazim mesfushorin brazilian Roxher. Me shumë mundësi ky është afrimi i fundit te Kastrioti.

Në fund të sezonit krutanët do të kenë mundësinë ta blejnë Okebugun, nëse bindin dhe japin shumën e kërkuar nga të kuqtë. Nigeriani është vetëm 19 vjeç dhe është një element me perspektivë. Te Kastrioti mund të ketë më shumë hapësira.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *