Torino vazhdon merkaton në dalje dhe mbas largimit të Mbaje Niang, ekipi do të humbasë një tjetër lojtar ofensiv. Flasim për Adem Ljajiç, i cili është pothuajse një lojtar i Beshiktashit.
26-vjeçari kërkonte të ishte një titullar i padiskutueshëm te Torino, por kjo gjë nuk i është premtuar dhe të dy klubet janë pranë mbylljes së akordit për transferimin e lojtarit në Turqi.
Ljajiç është nisur drejt Stambollit mëngjesin e sotëm dhe ai mbasi të kryejë vizitat mjekësore do të firmosë kontratën 5-vjeçare me Beshiktashin. Ai do të huazohet një vit siç citon “TMW”, me të drejtë blerje sezonin e ardhshëm nga Beshiktash për shumën e 8 milionë eurove.