Luftëtari ka në ekip shumë të rinj, ndaj edhe huazimi i një pjesë të tyre është rruga e duhur për t’u dhënë mundësinë atyre që të zhvillohen, pasi në Gjirokastër nuk do të mund të kenë hapësirat e duhura. Së fundmi është zyrtarizuar kalimi i portierit Qyrani te Korabi.
“Avernold Qyrani firmos për i vit huazim me Korabin. Portieri është pjesë e Luftëtarit të Gjirokastrës dhe dy klubet kanë rënë dakord me drejtuesit e klubit për ta huazuar portierin për 1 vit tek Korabi. Klubi i uron mirëseardhjen, suksese dhe mbarësi në vijim”, njofton klubi dibran.
Ndërkohë edhe dy lojtarë të tjerë janë dhënë në huazim te skuadra e Bylisit. Sulmuesi Ardit Jaupaj, është një prej tyre, kurse së fundmi të njëjtën rrugë ka marrë edhe Stivian Janku. Qendërmbrojtësi do të ketë mundësinë të luajë me ballshiotët, që duan rikthimin në Superiore.