Video | Roshi nuk është njerëzor, ecën vetëm 24 orë pas operacionit në gju

Dëmtimi në gju erdhi si rrufe në qiell të hapur. Në momentin kur ishte protagonist te Akhmat Grozni në Premier Ligën ruse dhe vetëm pak ditë përpara startit të Ligës së Kombeve.

Megjithatë Odise Roshi dha një konfirmim se forca dhe vullneti nuk i mungojnë. Vetëm pak orë pas operacionit, pas këputjes së ligamentit në gjurin e djathtë, “raketa” është ngritur në këmbë.

Jo vetëm kaq, por Roshi ecën vetë, madje zbret edhe shkallët në Vilën Stuart, klinikës në Itali ku i’u nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale. Imazhet, mesfushori ofensiv i publikoi në adresën zyrtare në Instagram.

Një video, me të cilën i befasoi të gjithë për periudhën e shpejtë që u ngrit në këmbë. Ajo shoqërohej me një fotografi të operacionit në gju, ku përmasat e qepjes janë nga ato që të bëjnë përshtypje.

Gjithçka për të treguar se Odise Roshi nuk është njerëzor. Një tentativë për të djegur etapat e rikuperimit dhe për t’u kthyer shumë shpejt protagonist.

 

Dita e dyte ?

A post shared by RoshiOdise (@roshiodise) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *